Mediat botërore: Rona Nishliu, si Aretha Franklin

Mediat botërore: Rona Nishliu, si Aretha Franklin
Pas interpretimit të Rona Nishliut, në natën gjysmë-finale të Eurosong-ut, nuk kanë vonuar të vijnë edhe komentet e para të specialistëve të muzikës. Në një shkrim të gazetës italiane “Corriere della Sera”, autorja Maria Serena Natale ka sjellë në vëmendjen e lexuesve krahasimin që specialistë të huaj të muzikës kanë bërë për aftësitë vokale të këngëtares Rona Nishliu. Sipas saj, Rona është krahasuar për nga potenca vokale me Chaka Khan dhe Aretha Franklin, përkatësisht njëra mbretëreshë e zhanrit punk dhe tjetra mbretëreshë e soul-it, shumë të njohura për fuqinë vokale dhe suksesin e madh profesional.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën