Mediat britanike: PSG 'trampolinë' 
Neymar do shkojë te Real Madrid

Mediat britanike: PSG 'trampolinë' <br />Neymar do shkojë te Real Madrid<br>
Kalimi i Neymar nga Barcelona në Paris Saint-Germian mund të jetë plan i brazilianit për ta përfunduar karrierën te Real Madrid.

"Futbolli evropian ishte stepur kur klubi francez dha për brazilianin 222 milionë euro për ta sjellë në Parc des Princes", shkruan Mirror. Por raportimet e fundit thonë se Neymar nuk do ta zgjasë karrierën në Francë, pasi për synim ka rikthimin në La Liga, por te Real Madrid.

Përflitet se babai i Neymar, që është njeriu kryesor pas lëvizjeve të së birit, është një tifoz i Real Madrid dhe se dëshirë e tij ka qenë që Neymar nga Barcelona sivjet të kalonte në Bernabeu. Edhe presidenti i Real-it, raportohet se ka zhvilluar disa biseda telefonike me Neymar, për një shkëmbim mes rivalëve të El Classico.

Por kjo nuk është bërë për shkak se kalimi direkt nga njëra palë tek tjetra do të kishte pasoja në vlerën komerciale të futbollistit. Diario Gol që ka ngritur këto teza për transferimin e mundshëm, thotë se PSG ishte klub i përkryer për Neymar pasi ata kanë raporte të shkëlqyera me Real Madrid, e çka do të mundësonte që Neymar të veshte fanellën e bardhë në vitet në vijim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)