Mediat britanike: Shqiptarët kontigjenti më i madh i të burgosurve në Britani! Gjykatësi: Kemi mjaftueshëm kriminelë këtu, nuk na duhen nga Shqipëria

Mediat britanike: Shqiptarët kontigjenti më i madh i të burgosurve në Britani! Gjykatësi: Kemi mjaftueshëm kriminelë këtu, nuk na duhen nga Shqipëria

Simon Batiste, Fatmir Limani

Një shqiptar në Britaninë e Madhe është dënuar me 18 muaj burg pasi u kap duke grabitur një banesë ku kultivohej kanabisi, apo siç përcaktohen ndryshe “shtëpi bari”.

Gjatë dënimit të dhënë për të, gjykatësi Simon Batiste pati disa fjalë për të dënuarin shqiptar.

“Mjerisht, Britania e Madhe ka shumë kriminelë tanët, nuk kemi nevojë t’i sjellim nga Shqipëria”- u shpreh Batiste.

Fatmir Limani ishte dëbuar më herët nga Britania e Madhe për të njëjtën vepër penale dhe u rikthye sërish në vend për të kryer krimin për të cilin u arrestua.

Media britanike “Daily Mail” shkruan se shifrat tregojnë se 75% e shqiptarëve që kanë mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe, kanë kryer të paktën një vepër penale dhe se 30% e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar kontrollohet nga krerët e bandave shqiptare.

Mes të tjerash në artikull, Daily Mail u referohet shqiptarëve si kontingjenti më i madh i të burgosurve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar me një total prej 1582 të burgosurish.

Këtë vit deri më tani, 93 shqiptarë janë burgosur me një kosto për taksapaguesit britanikë prej 17 milionë paundësh për vepra të rënda si vrasja, përdhunimi, rrëmbimi dhe vjedhjet, përfshirë 14 në javën e kaluar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 30/04/2023 15:28

    Ghyqtaret ne cdo vend te botes ku punojn e kane te ndaluar me ligj te flasin me gjuhen e racizmiit! Perball ligjit te tere jane njelloj pavaresisht se nga ku jane me shume e me pak!

    Përgjigju
  • Alb: 30/04/2023 13:09

    Shqipnija vetum kriminela ka prollu prej 92 e sote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura