Mediat: Çiljeta shtatzënë, pret një djalë

Mediat: Çiljeta shtatzënë, pret një djalë
Këngëtarja Çiljeta mendohet se është shtatzënë. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “Panorama”, duke pohuar që këngëtarja është 4 muajshe shtatzënë dhe se fëmija është i seksit mashkull.

“Zakonisht, kur publikojmë lajme mbi shtatzëninë e një personazhi publik, këtij lajmi i paraprijnë disa të tjera. Si p.sh. ne tregojmë fillimisht për njohjen e saj me një djalë, më pas për dashurinë e në fund për martesën apo bashkëjetesën. Pas këtyre lajmeve, askush nuk çuditet kur mëson se X vajzë e njohur ka mbetur shtatzënë, kështu që ju mirëkuptojmë nëse do të shprehni habi teksa mësoni që Çiljeta është katërmuajshe shtatzënë”, citon gazeta Panorama.

Kohët e fundit qarkullojnë thashetheme në media se, Çiljeta ka nisur një histori dashurie me një djalë latino-amerikan, ndërsa pak muaj më parë ajo është ndarë nga i dashuri i saj, Aleksandër, i cili është kapur në Itali për shpërndarje lëndësh narkotike.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj