Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri ka habitur mediat europiane dhe ato ndërkombëtare duke bërë që shumë prej tyre të reagojnë ashpër. Sipas Toscana News, vendimi i sotëm i UEFA-s ka legjitimuar dhunën dhe racizmin.

“Duke pritur që të njohim të gjitha motivet që shtynë institucionin e futbollit në një vendim të tillë për të skualifikuar ata që ishin viktima të martën e kaluar, duhet thënë se një vendim i tillë legjitimon dhe arsyeton përdorimin e dhunës dhe racizmit në stadiume, si dhe krijon një precedent të rrezikshëm.” “Serbi shpërblehet me fitore pas braktisjes së fushës nga shqiptarët”, citon televizioni britanik ITV.

Po ashtu edhe BBC thotë se Serbia është shpërblyer me një fitore të lehtë kundër Shqipërisë, pas dhunës së shpërthyer në stadium. Ndërsa sipas të përditshmes italiane, ‘La Gazzeta dello Sport’, të gjithë janë humbës me vendimin e UEFA-s duke kritikuar këtë të fundit për faktin që nuk ka marrë masa parandaluese për shmangien e incidenteve të ngjashme të cilat janë zgjeruar së fundmi në futbollin europian.

“Deutche Velle” dhe “Reuters” shkruajnë se Serbia mori fitoren, por jo pikët, duke shtuar se Shqipëria ka vendosur të apelojë vendimin. “Corriere Dello Sport” ka shtuar edhe reagimin e Fadil Vokrrit, kreut të Federatës kosovare të Futbollit i cili e cilësoi vendimin skandaloz dhe politik.
Disa nga titujt kryesore te mediave ndërkombëtare
“UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin”, është titulli i Toscana News.
“Serbi shpërblehet me fitore”, raporton televizioni britanik, ITV.
“Serbisë iu dha fitorja, por i humbi pikët”, titullohet shkrimi i Sport24.
“UEFA tregohet e butë me serbët”, shkruajnë mediat kroate.
“Vendimi i UEFA-së, të gjithë humbës”, shkruan La Gazzetta Dello Sport.
“Serbia shpërblehet me fitore për dhunën në ndeshje të Euro 2016”, shkruan nga ana tjetër prestigjiozja BBC.
/Shqiptarja.com

VIDEO