Mediat e huaja: Nikoliç president, tërmet në Serbi

Mediat e huaja: Nikoliç president, tërmet në Serbi
BEOGRAD - Zgjedhja e Nikoliç në krye të shtetit serb cilësohet nga analistët e mediave botërore si “tërmet” politik në Serbi.
BBC, AFP etj citojnë disa analistë serbë, të cilët nuk fshehin alarmin për atë që po ndodh tanimë në Beogradin zyrtar.

“Ky ishte një “tërmet zgjedhor”, një rezultat tërësisht i papritur”, thotë për television serb, RTS, analisti politik, Slobodan Antoniç.
Sipas tij, kjo gjë do të ndryshojë përfundimisht situatën në Serbi.

Ndërsa korrespondenti i BBC për Europën Qendrore, Nick Thorpe, thotë se një pjesëmarrje e ulët e nën 45 për qind mendohet të ketë dëmtuar shanset e Tadiç.

Rezultati i votimit mund të ndikojë në të dy perspektivat e Serbisë në BE dhe të ardhmen e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Pas raundit të parë të zgjedhjeve më 6 maj, nacionalistët e përfaqësuar nga Nikoliç akuzuan mbështetësit e zotit Tadiqit për manipulim të votimit.

Zyrtarët zgjedhorë nuk gjetën prova se 500.000 vota ishin të falsifikuara, si Nikoliç pohoi, ndërsa vëzhguesit deklaruan se votimi ka qenë i drejtë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politike, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit