KRIME - Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mendohet të ketë nisur tërheqja e trupave ushtarake ruse në kufirin ukrainas, pas bisedimeve të zhvilluara mes ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretarit të shtetit amerikan John Kerry.

Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmimi zyrtar, por numri i trupave ushtarake është rralluar, sipas deklaratës së drejtorit të qendrës së studimeve politike Dmitry Tymchuk në Kiev, të shkruar në rrjetin social Facebook.  Nëse kjo gjë konfirmohet, sipas tij, kemi 50% të mundësisë së një sulmi ushtarak, nga 80% e mundësisë që ishte javën e kaluar. 

Ndërkohë kryeministri rus Dmitry Medvedev ka mbërritur në Krime, për një vizitë pas aneksimit të saj në federatën e ruse. Medvedev do të kryejë një vizitë kryesore në Simferopol, qytetin e Krimesë, i shoqëruar nga një delegacion i ministrave të qeverisë së Rusisë.

Mediat ruse bëjnë të ditur se gjatë vizitës së tij, Medvedev do të marrë pjesë në mbledhjen e zhvillimit socio-ekonomik të Gadishullit të Krimesë. Kjo është vizita e parë e anëtarëve të qeverisë ruse në Krime, pas vizitës që zvilloui javën e kaluar, ministri i mbrojtjes Serghiei Shoigu.


Redkasia Online
(e.c/shqiptarja.com)