
Mediet ndërkombëtare kanë pasqyruar sulmin fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së organizuar nga opozita, në të njëjtën kohë që po mbahej mbahej Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Corriere Della Sera shkruan se, ish kryeminstri shqiptar dhe actual I Partisë demokratike është qëlluar nga një i panjohur gjatë protestës së organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Shkaqet mbeten të paqarta, ndërsa personi që godti Berishë në grush është ndaluar nga rojet e seigurisë së ish kryeministrit. Pasi u rrëzua Berisha vazhdoi të ecë drejt vendit të protestës
Reuters shkruan se udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull teksa drejtonte turmën e mbështetësve të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestën antiqeveritare
ANSA raporton se “kryetari aktual i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Sali Berisha, është sulmuar sot nga një person i panjohur, teksa po shkonte për në një demonstratë të organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.”
Gazeta greke, Protothema shkruan se Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastit, ndërsa lideri i opozitës shqiptare drejtonte një demonstratë antiqeveritare me një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës.
Lajmi kryesor:
Një burrë e qëllon me grusht në fytyrë, gjakoset Sali Berisha! Protestuesit e rrahin rëndë dhunuesin! Opozita nuk shkel perimetrin e sigurisë së Samitit (VIDEO)

