Mediat gjermane kritikojnë Ancelottin
“Shqetësuese, Bayerni pa identitet”

Mediat gjermane kritikojnë Ancelottin<br />“Shqetësuese, Bayerni pa identitet”
Bayern Mynih humbi vendin e parë në Bundesligë dhe mediat gjermane kanë shpërthyer në kritika.

Humbja kundër Borussia Dortmund që solli edhe zbritjen nga vendi i parë ka bërë që bavarezët të përfundojnë në shënjestrën e mediave. Më së shumti kritikohet trajneri Carlo Ancelotti mbi të gjitha nga prestigjozja “Bild”.

“Bilanci provizor është për tu shqetësuar. Pas tre viteve intensive me Pep Guardiolën tashmë Bayerni është duke kërkuar një identitet të ri”, shkruan Bild.
 
Në analizë theksohet se Bayerni ka humbur në të dyja frontet me skuadra si Atletico Madrid në Champions dhe Dortmund në kampionat që janë rivalët direkt.

Për mediat problem duket se është moduli i lojës dhe mungesa e mentalitetit sulmues. Duket se për trajnerin Ancelotti do të ketë shumë punë edhe në një skuadër gjigande siç është Bayern Mynih.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve