Mediat gjermane: Merkel shtyn për në tetor hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Mediat gjermane: Merkel shtyn për në tetor hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung" të premten (07.06) kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën, sipas informacioneve të "Süddeutsche Zeitung". Merkel  ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet më së hershmi në tetor.

Me këtë kancelarja del qartazi kundër partnerit në koalicion, Partisë Socialdemokrate, SPD, që përkrah votimin pro për hapjen e negociatave në Këshillin e BE më 18 qershor. Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD) është një nga politikanët gjermanë që është angazhuar fort javët e fundit për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në intervista të ndryshme, se angazhimi i Shqipërisë për reforma duhet të vlerësohet.



CDU/CSU dhe SPD me qëndrime të ndryshme

Mospërputhja e qëndrimeve brenda koalicionit qeverisës gjerman u vu re hapur pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian në fund të majit. KE kërkoi hapjen e shpejtë të negociatave si me Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut. Por CDU/CSU është e rezervuar edhe këtë vit, ajo ka nevojë për analizë të kujdesshme  raportit. Deputeti gjerman i CDU, dhe kryesues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Johann Wadepuhl, ka thënë se CDU/CSU do duhet të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.



"Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE", ka thënë Wadephul në një deklaratë të publikuar menjëherë pas publikimit të progres-raportit të KE në fund të majit. Për Wadephul, Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.

Për shkak të kalendarit të punës të CDU/CSU nuk besohet, se kjo temë do të shqyrtohet para vjeshtës./DW/

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento mori: 08/06/2019 07:08

    terhiq e mos e keput. Ne populli duam te punojme e te jetojme. Politikanet na trajtojne si te ishim dele. abuzojne me varferine tone e na terheqin per hundeeh deri sa te ikim nga kjo bote. Nje here eshte maloku i veriut e nje here eshte maloku i jugut qe e ben kete gje. ne shqiptaret po nuk hoqem dore nga oportunizmi, do perfundojme edhe me keq.

    Përgjigju
  • adamo311: 08/06/2019 07:08

    Merkel (Gjermania) ka probleme tjera, shikojm cka do na sjelle java e ardhshme. Haamer is about to drop! Nothing can stop what is coming! Pershendetje.

    Përgjigju
  • Xinxerfilja: 07/06/2019 19:33

    Si na e dhjeu kjo kampionia e edit ne ne europ sfutemi anje here se dhe europa do shperbehet hajte te rregullojme vendin vet se ne sna do njeri dhe te huaje qe thon ndonje llaf te mire ose te keq u shkojne cantat me € nga te dyja palet

    Përgjigju
  • Viccidoli: 07/06/2019 13:13

    Vec Birisha fut Shqiünin ne evropi se ngryshe ai kall Bundestangun

    Përgjigju
  • asolingo: 07/06/2019 10:20

    Qe te marim ok duhen te shkojne peshqit ne rezervate,ndryshe as tetori nuk jep ok.BE nuk genjehet kollaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)