Gazeta Gjermane “Die Welt am Sonntag” i ka dedikuar politikanit kosovar Bexhet Pacolli një shkrim ku ai cilësohet si “biri i pasur i mini-shtetit të varfër”.

Sipas këtij shkrimi që përshkruan situatën e mjerueshme të fshatit Likovc, në veri të kryeqytetit të Kosovës Prishtinës, ka lidhje mes “miliarderit Pacolli” dhe pagave të papaguara të punëtorëve të kompanisë së tij Mabetex.

Duke marrë rastin e një personi të identifikuar si Gazmend Ahmeti, ndonëse ky nuk është emri i tij i vërtetë, gazeta gjermane shkruan sesi ky murator u dërgua për punë në Kazakistan dhe u mashtrua me premtimin e një page të mirë prej rreth 7 frangash në orë për të ndërtuar komplekse madhështorë të regjimit diktatorial lokal të Kazakistanit.

Punëtorët hedhin dyshimet se Pacolli i njohur si “shqiptari më i pasur në botë”, më famëkeq se i famshëm, ka marrë shpërblim për punën e tyre pasi fillimisht ata janë paguar me nga 100 dollarë si para xhepi në muaj e vetëm pas ¾ e vitit kanë marrë pagën e plotë.

200 Kosovarë të tjerë janë paraqitur me të njëjtën ankesë. Sipas medias gjermane ky episod i vogël është tipik i praktikave të të bërit biznes të Pacollit, një mënyrë më të cilën ai është ngritur duke arritur deri në zyrën e zëvendës kryeministrit; ambicje e madhe kjo që sipas tyre është arsyeja për dështimin e tij të mëvonshëm. 

pacolli

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)