Mediat: I pakënaqur nga Spanja
Ronaldo dëshiron të lerë Realin

Mediat: I pakënaqur nga Spanja<br />Ronaldo dëshiron të lerë Realin
Një lajm bomb vjen nga Portugalia. Sipas prestigjozes sportive “A Bola” Cristiano Ronaldo do të largohet nga Spanja.

Gazeta shkon më tej duke zbuluar se ky është një vendim i pakthyeshëm nga Ronaldo të cilin ia ka komunikuar edhe presidentit Perez .

Ky vendim është marrë nga portugezi pas problemeve me mospagimin e taksave.

Gazeta portugeze këtë herë është e bindur dhe sqaron se Ronaldo ia ka komunikuar këtë vendim Presdidentit të Real Madrid. Ai është tepër i indinjuar pasi akuzohet për evazion fiskal në shifrën e 14 milion eurove.

Klubi madrilen e mbrojti Ronaldo në lidhje me këtë çështje dhe madje pas këtij lajmi të mëngjesit të sotëm Reali është vënë në lëvizje të bindë Ronaldon që të mos largohet.

Megjithatë edhe nëse largohet 32-vjeçari portugez Real Madrid do të bëntë biznes pasi ka klube që janë gati të paguajnë për të deri në 180 mln euro mes tyre edhe Manchester United dhe PSG.

Cristiano Ronaldo nga ana e tij nuk ka dhene deklarate zyrtare, por në Instagram ka shkruar, “Ndonjëherë përgjigja më e mirë është, Heshtja”.

ronaldo

ronaldo
(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria