Foto: Flamuri i SHBA-së dhe Iranit

Bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Islamabad ka të ngjarë të shtyhen. Ndryshe nga raportimet e mëparshme, negociatat pritet të fillojnë këtë pasdite, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim.

Ndërkohë sipas Mehr, delegacionet iraniane dhe amerikane pritet të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif.

Pasi të përfundojnë këto formalitete fillestare diplomatike, do të fillojë faza kryesore e negociatave indirekte.


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA-Iran sot në negociata, Teherani: Kemi qëllime të mira, por nuk i besojmë Trump! Media: Droni amerikan zhduket në Hormuz