Agjencia iraniane Tasnim, duke cituar një burim të mirëinformuar, raportoi se propozimi amerikan për bisedime me Teheranin përmban “disa pjesë të papranueshme” nga ana e këtij të fundit.

Ndërkohë, Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në parlamentin iranian, i quajti pikat e memorandumit të publikuar nga Axios “një listë dëshirash amerikane dhe jo realitet”.

Sipas memorandumit të publikuar nga Axios, drafti parashikon fundin e luftës, nisjen e negociatave 30-ditore, hapjen e Ngushticës së Hormuzit, kufizimin e programit bërthamor iranian dhe heqjen graduale të sanksioneve amerikane.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Donald Trump: Marrëveshja me Iranin mund të firmoset javën tjetër! Teherani kundërshton planin! Avioni ushtarak amerikan qëllon cisternën iraniane në Hormuz