Vllaznia kërkon të bëjë goditjen e madhe të merkatos, synon të afrojë sulmuesin e Palermos, Sebastian Sosa. Lajmi i bujshëm jepet nga mediat italiane që u referohen zhvillimeve të fundit te skuadra siciliane, që sapo është ngjitur në Serinë A. Kompania “Gea Sport”, që administron Vllazninë, synon t’i shfrytëzojë ditët e fundit në merkato për ta përforcuar grupin me elementë që mund të bëjnë diferencën. I tillë konsiderohet sulmuesi uruguaian, që mund të mbërrijë në Shkodër në formën e huazimit. Gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar, 20-vjeçari është aktivizuar në Sllovaki te Senica, ku ka shënuar 1 gol në 7 ndeshje.