Mediat italiane: Stoli kuqezi
Panuçi në avantazh ndaj Zengës

Mediat italiane: Stoli kuqezi<br />Panuçi në avantazh ndaj Zengës
Mediat italiane japin sinjalin për trajnerin e ri të Kombëtares.
 
Dy kandidatët kryesorë për stolin kuqezi janë Christian Panuçi dhe Valter Zenga si pasues të mundshëm të Gianni De Basit.
 
Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb” së fundmi, Kristian Panuçi duket një hap përpara Valter Zengës për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.
 
Ish-mbrojtësi i Romës është një kandidaturë e mirë, pasi për momentin është i lirë dhe pa skuadër.
 
Italiani karrierën e tij në drejtimin e ekipeve e ka nisur si asistent i Fabio Kapelos në kombëtaren ruse dhe më pas ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës.
 
Ndërsa për sa i përket drejtorit teknik, 2 emrat më të lakuar sipas “Tutomercatoweb” janë Kamoleze dhe Sinjoreli. Gjatë javës pritet të kemi edhe zyrtarizimet nga FSHF-ja për këto dy poste të ngelura vakante.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën