Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë rrethuar shtëpinë e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar me tanke në Khan Yunis, në Gazën jugore.
Kjo është raportuar nga Haaretz , e cila citon kanalin saudit Al-Arabiya. Sinwar, i njohur edhe si "kasapi i Khan Yunis", konsiderohet organizatori i sulmeve të ndërmarra nga Hamasi më 7 tetor kundër Izraelit.
Transmetuesi al-Arabiya saktëson se shtëpia e Sinwarit është rrethuar për orë të tëra, por nuk është e qartë nëse lideri i Hamasit në Rripin e Gazës ndodhet brenda. Duke cituar burime palestineze, portali egjiptian Al Watan pretendon se Sinwar nuk është në shtëpi
Lajmi kryesor:
Lufta/ Intensifikohen luftimet! OKB: Palestinezët po jetojnë në tmerr! Netanyahu: Rrethohet shtëpia e liderit të Hamasit, do e kapim! Asnjë forcë ndërkombëtare në Gaza








