Mediat izraelite: Netanyahu ka frikë nga rebelimi brenda partisë së tij

Mediat izraelite: Netanyahu ka frikë nga rebelimi brenda partisë së tij

Benjamin Netanyahu

1703578888_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka frikë se zhgënjimi në rritje brenda partisë së tij Likud mund të çojë në një përpjekje të përbashkët me opozitën për ta rrëzuar atë.

Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, në X u shpreh se partia e tij Yesh Atid është gati të votojë në favor të zëvendësimit të Netanyahut me Yuli Edelstein të Partisë Likud, ose me Benny Gantz ose Gadi Eisenkot, të dy nga partia opozitare Kaltër dhe Bardhë.

Teksa përpiqet të përmbajë situatën, Netanyahu përpiqet të plotësojë përbërjen parlamentare, pasi disa deputetë që u zgjodhën ministra, duhet të rikthehen në parlamentin izraelit pasi dhanë dorëheqje nga ministritë.

“Në ditët e fundit, frika është rritur për një rebelim kundër Netanyahut në Partinë Likud dhe për një veprim të përbashkët me opozitën për ta rrëzuar atë. Kritika ndaj partisë dhe koalicionit qeverisës nga anëtarët e Likud-it janë shtuar mes përpjekjeve për të bërë një veprim kundër Netanyahut”, tha gazeta Yedioth Ahronoth.

Lideri i opozitës izraelite dje tha se Netanyahu “nuk është i kualifikuar për të udhëhequr vendin”.

Thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Izrael janë shtuar mes kritikave ndaj Netanyahut për dështimin e tij për të pranuar përgjegjësinë për sulmin ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sondazhet e opinionit të kryera nga mediat izraelite në ditët e fundit sugjeruan se nëse zgjedhjet e parakohshme do të mbaheshin tani, Netanyahu nuk do të ishte në gjendje të formonte një qeveri, ndërsa Gantz konsiderohet kandidati me më shumë mundësi për të pasur sukses.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm i ri nga rebelët Houthi në anijet tregtare në Detin e Kuq! Forcat amerikane dhe britanike rrëzojnë 21 dronë dhe raketa


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!