Mediat:Jahjaga s'shkon në Beograd
Presidenca:S' kemi vendosur akoma

Mediat:Jahjaga s'shkon në Beograd<br />Presidenca:S' kemi vendosur akoma
Pas zërave se presidentja e Kosovës ka anuluar vizitën në Beograd, ka reaguar edhe zëdhënësi i saj. Arbër Vllahiu, zëdhënës i Atifete Jahjagës, ka thënë se ende nuk kanë marrë vendim nëse do të shkojnë apo jo në Beograd.

Ai ka thënë se ende janë duke analizuar ftesën dhe aspektet  e tjera protokollare lidhur me vizitën e mundshme në Beograd. Mediat në Prishtinën shkruanin se presidentja kosovare nuk do të vizitojë Beogradin. Jahjaga është ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës, nga Komisioni Trelateral i Komisionit Evropian, në konferencën që do të mbahet nga 31 tetori deri më 2 nëntor. Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe 180 liderë të tjerë të fushave të ndryshme.

Por sipas mediave në Kosovë dy janë arsye që kanë bërë të dështojë pjesëmarrja e saj në Boegrad. E para është se presidenti serb Tomislav Nikolic nuk ka qenë i gatshëm që pas zhvillimeve si shkas i ndeshjes Serbi - Shqipëri të pranojë që të ulët në një tavolinë ku është flamuri i Kosovës dhe ku Jahjaga është e thirrur si presidente e Kosovës. Por për këtë sNikolic anuloi pjesëmarrjen në ceremoninë me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, që mbajt të martën në Belgjikë.

“Arsye tjetër është se Jahjaga tashmë ka bërë të qartë me analizimin e dy vizitave tjera se dëshiron te jetë në Kosovë për të zgjidhur ngërçin politik që po zgjatë tash e gjashtë muaj”, shkruajnë mediat në Kosovë.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra