'Mediat kosovare urrejtje më shumë se serbët ndaj Shqipërisë', Rama publikon statusin e Rexhep Qoses: Hallall, por në një pikë s'jam dakord

'Mediat kosovare urrejtje më shumë se serbët ndaj Shqipërisë', Rama publikon statusin e Rexhep Qoses: Hallall, por në një pikë s'jam dakord

Edi Rama dhe Rexhep Qose

TIRANE- Akademik Rexhep Qosja ka shkruar ditën e sotme se mediat kosovare, duke përmendur televizionin T7 dhe gazetën “Express” po propagandojnë urrejtje ndaj Shqipërisë më shumë se kanë bërë politikanë të ndryshëm serbë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij shkrimin e Akademikut, duke thënë se në një pikë bashkohet me të, por e kundërshton  teksa thotë se kjo urrejtje nuk është thjesht një organizim mjetesh politike, por një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit.

Kjo thotë Rama, ka nisur të dëmtojë edhe vetë Kosovën.

Reagimi i Ramës dhe statusi i Rexhep Qoses

HALLALL
Sapo më dërgoi zyra e shtypit statusin e mëposhtëm që Akademiku Rexhep Qosja ka postuar në faqen e tij sociale sot. E pata të pamundur të mos e ndaj me ju, sepse e pamundur është të mos preket plaga që një tufë xhagajdurësh, me atributet e rrejshme të patriotit a të mendimtarit, që rëndom politika a gazetaria në trojet tona u’a mveshin njerëzve pa din e as iman, po rreket të hapë, zgjerojë e thellojë, bash ashtu siç e demaskon me një qartësi të dhimbshme Rexhep Qosja, në shënimin e tij. POR...

Në një pikë nuk jam dakord me Rexhep Qosen!
Kjo urrejtje e organizuar shoviniste ndaj Shqipërisë, siç ai e quan, nuk është thjesht një organizim mjetesh politike, mediatike e financiare, sa të paskrupullta aq edhe të errëta, e cila sipas Rexhep Qoses, mund të sjellë pasoja në marrëdhëniet mes të dy shteteve shqiptare, por një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që me vulgaritetin, shpifjet dhe dritëshkurtësinë e saj, ka nisur ta dëmtojë keq vetë Kosovën.

Ja statusi kuptimplotë nga Rexhep QOSJA: URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA
As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror - UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.
Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!
Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.
Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!
Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.
Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 19/02/2020 07:18

    Zoteri akademik Qose ,ne parim ka te drejt ;kur thot se ;Kesaj urrejtje te organizuar shoviniste brendakombetare ,me te punesuar e bashkpunetor ,me ide ,me mendime ,me projekte ,kontribuojne ,institucione dhe individe -,me apo pa tituj akademik- . Problemi i merive midis nesh, erdhi si rezultat i perkrahies se mendimit te ndrimit te kufijve te kosoves .Zoterinj ,ky mendim -i nderimit te kufive- nuk erdhi nga hici .Dikush e ka mirmenduar ,dhe e ka perhap ,-sigurisht per veprim -.Para disa vitesh ,kemi digjuar ne media ,se zoteri Qose ka patur nje mendim te kesaj natyre .Nuk besoj se ,sulme te tipit Qose ,jan te mirpritura nga shqipetaret ,kur edhe vet zoteria ka gisht ,ne kete corbe bajate .Nuk eshte aspak e ndershme te hedhish gurin e te fshehesh doren .Zoterinj ,mos beni te mirin ,kur miresi s'keni .Kur dike e merr fora ,eshte mir te ndalet ,jo te eleminohet barbarisht .Ne e dim ,ashtu sic edhe na kan then ,se e keqia e shqipetarit eshte vet shqipetari .Te ndalojme sulmet ndaj njeri-tjeterit ,te respektojme vet-veten ,sepse keshtu mund te shkojme ne nje shoqeri me te civilizuar .Zoti na ndihmofte .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Patriot: 18/02/2020 21:28

    Kur vellezrit grinden perfiton armiku.Media ne dy anet e kufirit nuk duhet te ushqejn urrejtje mes shqiptaresh dhe ti japin kenaqsi serbit.Vet populli ne dy anet te ngrihet kunder ketyre mediave antishqiptare qe luftojn kunder kombit shqiptar per interesa serbe.

    Përgjigju
    • Erik: 18/02/2020 23:26

      Ne te Shqiperise jemi me gjakftohte persa i perket ndikimit te medias ne nje konflikt te stisur nga ata qe po e izolojne Kosoven perdite e me shume. Fatkeqesisht politika e Kosoves e yshtur nga media ose anasjelltas sillen njesoj si Ilir Meta kur s’ia ras kush, ngrene furtune ne gote uji. E imagjinoni c’do ndodhte sikur PS te regjistrohej ne Kosove dhe sulmonte nga Tirana qeverine atje siç ben çdo opozite, apo sikur PS te sulmonte me emra te perveçem ministra dhe kryeministrin e Kosoves? Po sikur te kishte nje proteste kunder qeverise se Kosoves dhe Edi Rama te shkonte te takonte protestuesit njesoj sic beri Albini me studentet? Dhe pas ketyre opinioni publik i Kosoves pret qe Rama te jete hipokrit dhe te lepije e puth Kurtin ne vizite zyrtare, edhe pse ai ruajti etiken ne qendrime dhe deklarata zyrtare.

  • Alban: 18/02/2020 21:01

    Eshte kurth.jane media qe po sponsorizohen nga tradhetare te shqiperise dhe kosoves njerez te shitur ne beograd ilir meta sali berisha krye tradhetaret e te korruptuarit bashk me buzhalen e kompani

    Përgjigju
  • Qytetari: 18/02/2020 17:35

    Edi rama ktheu qytetarine ne vend ku po mbizoteronte kanuni.. Sot me shume se kurre na jane hapur dyert e kancelarive europjane. Rrymat serbe qe nuk duan te njihet shqiperia po i pritet rruga cdo dite e me teper.. Rrofte Shqiperia e bashkuar..

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/02/2020 17:20

    T7,expres dhe disa media tjera janë pjell e beogradit dhe paguhen edhe nga opzita shqiptare, parasegjithash nga Ilir meta dhe sale tradhëtari...!!!

    Përgjigju
  • Iliria e bashkuar: 18/02/2020 16:42

    Kush kerkon ndarjen e Kosoves, te shkoj ne djall.

    Përgjigju
  • lena: 18/02/2020 16:33

    Kur ne krye te qeverive vendosen gomer te tipit Ramush dhe hajdut te tipit Isa Mustafa keto do te presesh .Po veretohet thenia e te madhit F.Nolli per kosoven: ne se do qe vatanit ti vesh zjar ve ne krye kosovare.....sot raportet jane me keq se UDB e ka bere dhe po e ben mire punen.Dhe nje falt tjeter eshtepercarja e agjentit te UDB kriminelit Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Paulin: 18/02/2020 16:28

    Akademiku i "mirnjohur" eshte nje nga elementet me regresiv te kohes. Anatemizmat e tij ndaj Europes dhe qytetrimit europian jane me te demshme sesa kazanet e hallmes masdediatike te Kosoves. Neqoftese ky "akademik" e sheh te ardhmen e kombit te shkeputur nga Europa nuk ben asgje me shume e as me pak se ata qe anatemojne kunder shtetit ame. Eshte e kote te theksoj "andikapatin" e fese antishqiptare ne kete rast!!!

    Përgjigju
    • Taulant: 19/02/2020 15:20

      O popull mos i transformo fjalet, lexoji mire. Ka thene "impenjimi i SHBA dhe BE ne kete moment per njohjen reciproke eshte nje mundesi qe mund te vije nje here ne 30 vjet, por do merrni parasysh qe ne tavoline mund t'ju shtrohen shume opsione ku nuk perjashtohet edhe korrigjimi i territoreve, ndaj uluni bashke, beni strategjine e duhur, shkoni ne Amerike dhe merrni bekimin e diaspores atje, dhe me pas vendosni çfare do beni. Lerini etiketimet tradhetar e patriot dhe mbledhjet si ne klubin e Selanikut se nuk i sherbejne kauzes." Trutharet qe lodhen se lexuari tek rreshti i dyte normal qe nuk arrijne ta perthithin mesazhin, por fillojne gjuajne me topa balte.

    • Populli: 19/02/2020 10:10

      Ja faktet, me ze dhe figure nga Lideri Global: "Nje mundesi si kjo (nenkupto ndarja e kufijve) nuk vjen me ne 100 vjet" apo do mohoni qe e ka thene nje gje te tille??? Fakti tjeter, tradhetari ne presidencen e Kosoves: "Eshte diskutuar per Bujanovcen etj etj." thene tek Opinion Fakti tjeter, presidenti serb: "Ishte nje rast i mire per te marre cka mundeshim nga territori i Kosoves, por nuk u treguam te kthjellet sa duhet" do me per gruan e Belulit?

    • Pjeter: 18/02/2020 21:38

      Nxirr fakte jo blla blla.Pastaj kush te ka mbush mendjen ty qe qe njerzit fuhet te jene ne nje mendje?Arsyet e Qoses mund te mos jen dakor ne te tuat,mbi ato qe thote mbi europen dhe qyterarizmin,kjo sipas teje e ben genheshtar Qosen per denoncimin publik ne fjale? Per mua jo,thote te verteten dhe ka te drejte.

  • Erik: 18/02/2020 16:20

    Çfare te komentosh, media gjobvenese e nje miu halesh si Buzhala qe para 4-5 vitesh hodhi tezen e krijimit te kombit kosovar se bashku me keshilltarin e Ramushit, Halil Matoshi dhe nja 2-3 qelbesira te tjere qe e mbajne veten si analiste. Po atehere Rama ua kishte fajin? Thjesht kane nje frustrim te kahershem, ndihen te nenvleresuar, nen hije te Shqiperise dhe mendojne se duke i rene asaj, do u lartesohet lavdia apo do marrin rendesine e munguar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja