Skaneri zbulon 300 kg marijuanë në doganën e Podgoricës, ishte fshehur në një kamion cisternë! Mediat malazeze: Erdhi nga Shqipëria, destinacioni përfundimtar Bosnje-Hercegovina

Skaneri zbulon 300 kg marijuanë në doganën e Podgoricës, ishte fshehur në një kamion cisternë! Mediat malazeze: Erdhi nga Shqipëria, destinacioni përfundimtar Bosnje-Hercegovina

Kamioni gjatë kontrollit dhe droga e gjetur në të

300 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia doganore e Podgoricës në Malin e Zi, gjatë mbrëmjes së sotme. Droga po transportohej me një kamion cisternë, ndërsa në pranga ka përfunduar drejtuesi i i saj, një shtetas nga Bosnja-Hercegovina. Sipas raportimeve nga mediat malazeze kamioni cisternë hyri nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe destinacion përfundimtar kishte Bosnje-Hercegovinën.

Pas dyshimeve autoritete doganore e kanë futur kamionin në një kontroll më të detajuar, ku u zbulua dhe droga e fshehur në një vend të posaçëm që ishte krijuar për të brenda cisternës.

Gjatë kontrollit skaneri tregoi se brenda cisternës kishte një hapësirë të dyshimtë, ku më pas u konstatuan dhe u kapën 300 kilogramë marijuanë e ndarë në pako.

Autoritete shqiptare ende nuk kanë dhënë informacion mbi këtë sasi të madhe droge që sipas mediave malazeze ka dalë nga vendi ynë dhe është kapur në Mal të Zi.

Vetëm një ditë më parë në Vermosh shumë pranë kufirit me Malin e Zi është rrëzuar një avioni i vogël dy vendesh, i dyshimtë, pasi nuk kushte asnjë shenjë dalluese identifikimi dhe dokumentet e origjinës. Piloti është larguar nga avioni, ndërsa disa barinj dëshmitarë thanë se erdhën dy veta me fuoristradë të bardhë që e morën dhe ngarkuan diçka,  ku më pas u larguan drejt Malit të Zi. Kjo ka bërë që policia të hetoje këtë rast për pistën e trafikut të drogës.

Droga e zbuluar nga skaneri brenda kamionit çisternë

1633464784_POKDROGA.transferframe152.jpeg

Kamioni ku u gjet droga

Droga e sekuestruar
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite