Mediat: Ja kush është serbi e plani
i tij për të shpërthyer eksplozivin

Mediat: Ja kush është serbi e plani<br />i tij për të shpërthyer eksplozivin
PRISHTINE - Slobodan Gavriç 46 vjeç është emri i personit që u arrestua mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku në makinën e tij kishte plotë 12 kilogramë lëndë eksplozive. 
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave serbi 46 kishte planifikuar që eksplozivin ta vendoste në Hotel Grand në Prishtinë, ku me 24 dhjetor kishte marrë një dhomë me qera pikërisht aty.
 
“Pasi ishte akomoduar, Gavriç Slobodan kishte shkuar në Serbi ku ishte ngarkuar me eksploziv dhe përmes veriut kishte hyrë në Kosovë”, shprehen mediat kosovare.
 
Serbi i dyshuar me vete kishte edhe një hartë e cila do t’i shërbente për të ikur më lehtë pasi ta kryente sulmin në natën e dytë të Krishtlindjeve.
 
Policia e Kosovës e kishte ndjekur të dyshuarin nga Mitrovica deri në Prishtinë, ku edhe ndërhyri me sukses për ta arrestuar atë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian