Mediat ndërkombëtare pas ndeshjen
Shqipëri-Zvicër, ja si e pasqyrojnë

Mediat ndërkombëtare pas ndeshjen<br />Shqipëri-Zvicër, ja si e pasqyrojnë
Menjëherë pas përfundimit, sfida Shqipëri Zvicër u komentua në shumë media të huaja.

Mes tyre bie në sy optimizmi I mediave franceze, sipas të cilave “Franca s’ka pse trembet”, ndërkohë që ato italianet theksuan nisjen jo të mirë të kombëtares shqiptare të De Biazit. Italiania “Il Corriere dello Sport”, shkroi se “De Biazi e nis keq”.

Portali francez “20 minutes” shkruan: “Me ndeshjen Shqipëri Zvicër nuk pamë asgjë më shumë sesa kundërshtarët e ardhshëm të Francës (dhe Franca s’ka asgjë për të t’u trembur”).

Media tjetër Franceze “Le Quipe” theksoi se “Zvicra i bashkohet Francës” në rrugën drejt kulifikimit. 

Zvicerania “Blick” u mjaftua vetëm me një video të golit të shënuar nga Shar që mbante titullit “Një gol nga Shar, i sjell fitoren Zvicrës”. Ndërsa Britanikja “The Mirror”, vlerësoi lojën e treguar nga kuqezinjtë ndaj Zvicrës duke nënvizuar “Shqipëria i bën tifozët krenar në një humbje emocionale”.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin