Mediat ndërkombëtare: Messi e Ronaldo shkojnë në shtëpi
Argjentina dhe Portugalia janë mposhtur përkatësisht nga Franca dhe Uruguaj, teksa Kupës së Botës, pas largimit të Gjermanisë, tani do t’i mungojnë edhe Messi me Ronaldon
Messi-Ronaldo
Faza me eliminimin direkt në Botërorin e Rusisë ka larguar dy skuadra të mëdha dhe dy yje të futbollit, më të mirët të botës. Argjentina dhe Portugalia janë mposhtur përkatësisht nga Franca dhe Uruguaj, teksa Kupës së Botës, pas largimit të Gjermanisë, tani do t’i mungojnë edhe Messi me Ronaldon.
Pikërisht largimi i dy më të mirëve të planetit ka qenë edhe kryefjala e mediave ndërkombëtare, të cilët faqet e para i kanë hapur me këto dy personazhe. “Nga ëndrra, te makthi”, e hap gazeta argjentinase “Ole”.
“Gazzetta dello Sport”, më e madhja në Itali hapet me titullin: “Yjet janë këta”, duke iu referuar Mbappesë dhe Cavanit.
Gazeta portugeze “Abola” ka si kryefjalë Ronaldon, me titullin: “Ëndrra e rënë”
Gazeta tjetër portugeze “Record” çelet me kryetitullin: “Fundi i kampionit”, duke e shoqëruar me foton e Ronaldos dhe Cavanit.
Ndërsa gazetat franceze natyrisht që i kushtojnë rëndësi kombëtares së tyre. “L’Eqiupe” shkruan më të mëdha: “Monumentale”, duke e ilustruar me festën e Mbappesë dhe Griezmann.
Në Angli, “Daily Mail” mjaftohet me: “Perfekt 10”, ku një foto e madhe e Mbappe me numrin 10 tregon gjithçka.
Në Spanjë vëmendja është përqendruar te ndeshja e sotme mes Spanjës dhe Rusisë, por gazeta “AS” në krye shkruan: “Cristiano dhe Messi shkojnë në shtëpi”.
Ndërsa “Mundo Deportivo” e hap me foton e Ronaldos dhe Messit, me titullin: “Mirupafshim yje”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
47.1%
-
Negativ
41.8%
-
Jam i/e dyzuar
11.1%
Vota total: 153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armëpushimi që desh e shtyu Evropën në humnerën e luftës
15 Shkurt, 08:31
-
Kufiri detar me Malin e Zi i ngrirë prej gati 100 vitesh, si dështuan dy tentativat e delimitimit, Meçollari: Na duhet një marrëveshje e re
15 Shkurt, 08:08
-
Aksident në aksin Përrenjas-Librazhd/ Makina përplaset me kamionin, 2 të plagosur rëndë
15 Shkurt, 07:46
-
Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 mln euro për mbushjen me rërë të bregut
15 Shkurt, 07:34
-
Përfitoni nga kjo fundjavë... Çfarë thonë yjet për ju sot
15 Shkurt, 07:19
-
HiStory/ Gjergj Luca tregon incidentin në 'detin pa zot' me Malin e Zi: Ushtarët qëlluan sipër kokave
14 Shkurt, 23:08
-
Rutte: Europa duhet të shpenzojë më shumë në ushtri ose nuk do të kemi siguri më
14 Shkurt, 22:55
-
'HiStory': Kufiri pa zot me Malin e Zi, incidentet e përgjakshme dhe humbja, nga viti 1958, e rreth 132 kilometër katrorë det
14 Shkurt, 22:35
-
A djersiteni gjatë natës? Ja pse mund të ndodhë kjo
14 Shkurt, 22:30
-
Çfarë është Dizenteria! Cilat janë disa nga shkaqet, simptomat dhe trajtimi (pyetje-përgjigje)
14 Shkurt, 22:08
-
Ishte e lehtë të negocioje me Putinin, mjafton t’i japësh gjithçka që kërkon
14 Shkurt, 22:08
-
Putin uron Vuçiç: Partneriteti strategjik me Serbinë po zhvillohet me dinamikë
14 Shkurt, 22:07