1759780085_afp68e3fda39d261759772067.ëebp

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm gjatë një seance gjyqësore nga Elvis Shkëmbi ka bërë jehonë edhe në mediat kryesore ndërkombëtare.

“Vendi në shok nga vrasja gjakftohtë brenda në sallën e gjyqit”,- është titulli i medias greke Protothema, e cila shkruan për ngjarjen tronditëse të ndodhur në Tiranë.

“Gjyqtari u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit në Shqipëri, ndërsa autori u arrestua pasi tentoi të arratisej”,- është titulli i medias ndërkombëtare Asocciated Press.


Lajmi kryesor:

REAGIMET për vrasjen e Kalasë/ Drejtësia: Alarm për sigurinë e gjyqtarëve! Begaj: Akt makabër! Rama: Përgjigje ekstreme autorit! Opozita: Tronditëse