Mediat në Itali plasin ‘bombën’: Gaz Demi dhe Olsi Rama ofertë për blerjen e klubit të Lotitos

Mediat në Itali plasin ‘bombën’: Gaz Demi dhe Olsi Rama ofertë për blerjen e klubit të Lotitos

Olsi Rama dhe Gaz Demi

Klubi i Salernitanës së shpejti pritet të ndryshojë pronar pasi presidenti aktual Claudio Lotitto kërkon të jetë i përqendruar vetëm te Lazio. Gjithsesi ajo që bën më shumë përshtypje në këtë lajm nuk është kjo, por fakti se në garë për të blerë klubin është një grup shqiptarësh, me në krye Gaz Demin dhe Olsi Ramën, presidentin dhe drejtorin e përgjithshëm të Partizanit.

Lajmi është publikuar nga http://www.salernogranata.it, e cila shkruan si më poshtë: “Grupi i parë që interesohet është italian, ndërsa grupi i dytë është shqiptar. Ky i fundit kryesohet nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i Partizanit të Tiranës, që këtë sezon arriti të shpallej kampion pas 20 vitesh. Presidenti i klubit shqiptar, përveç të tjerash është edhe mik i ish-drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Luçiano Moxhi. Grupi i shqiptarëve në ditët në vijim pritet që të formulojë një ofertë konkrete. Me 16 milionë euro marrëveshja mund të mbyllet, ndonëse në muajt e kaluar Lotito pat refuzuar disa propozime konkrete për shitjen e klubit.”

Salernitana aktualisht militon në “Seria B”, ndërsa sezonin e fundit e mbylli kampionatin në vendin e 16.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë