Me sulmin që Sali Berisha bëri dje ndaj Presidentit të KF Partizani, Gaz Demi, më kujtojë “Tatën” . Tironcit e dinë historinë e “Tatës” një personazh i vjetër i Tironës — ai që njerëzit e thërrisnin “Tat hunderri”. Jo thjesht si figurë për të qeshur, por si një metaforë e hidhur e degradimit të një njeriu që dikur kishte gjithçka, e në fund mbeti vetëm me zërin e tij që kërkonte sharje për të ndjerë se ende ekzistonte. Mirëpo ora e Tat Berishës ka mbaruar njëherë e përgjithomënë dhe tani në fundin e jetës tij fizike po lanë gjynahet duke u bërë një njeri qesharak për shkak të zullumuve që i ka shkaktuar këtij vendi.

Edhe “Tata” provokonte: “Pse nuk shani?” — dhe pastaj vetë ndizte batarenë e fyerjeve. Një lloj nevoje për konflikt, për zhurmë, për përplasje. Sepse në boshllëkun e brendshëm, heshtja është e padurueshme.

Dje kur pashë deklaratën e Sali Berishës të flasë për FK Partizani Tirana, për Presidentin Demi dhe lidhjet e tij me Olsi Ramën në lidhje me FK Partizani, mu kujtua “Tata”

Në ato që thotë Berisha nuk ka kurrëfare të vërtete.

Kur Gaz Demi mori vetëm emblemën e KF Partizani Olsi Rama ishte në Amerikë dhe nuk kishte kurrëfare lidhje me Gaz Demin.

Sot Olsi është I punësuar në KF Partizani. Ne atë klub që Berisha e shkatërrojë për të ja dhënë dhëndërrit që do të thotë Gitës. Një pronë që ishte blerë nga Italia Dhe me mbarimin e luftës I takonte shtetit shqiptar. Bash për këtë Berisha me dhëndërrin e tij janë të akuzuar për korrupsion.

Gaz Demi mori stemën dhe FK Partizani pa dhoma zhveshje, pa asnjë kusht. Stërvitja bëhej në Kodrat e Liqenit. Sot Gaz Demi ka ngritur një kompleks modern sportiv që i ka të rralla dhe Europa. Në këtë kompleks stërviten ekipe zinxhire që edukohen me sportin dhe disiplinën. Por Berisha ka funksionuar vetëm me shpifje – shantazhe akuzë, dramë — urrejtje me ata që ndërtojnë dhe zhvillojnë vendin dhe rininë. Këtë ai e ka metodë pune dhe formim psikologjik social për të mbajtur gjallë konflikte duke u masturbuar me instiktet e tij të urrejtjes për të mirën dhe të bukurën.

E për këtë nuk ka faj Berisha, por shoqëria jonë që ka toleruar kaq gjatë dhe kaq shumë këtë shpifës me liçencë. Ligjerisht e ka fajin mungesa e drejtësise edhe sot kur ky thirret në SPAK dhe I masakron brënda në zyrë dhe pastaj del si triumfator.

Problemi me Berishën nuk është vetëm politik. Është më i thellë. Është një marrëdhënie e çuditshme me urrejtjen.

Urrejtja, kur bëhet mënyrë jetese, nuk ka më nevojë për arsye. Ajo kërkon vetëm objekt. Sot është sporti, nesër është qytetaria, pasnesër është vetë shoqëria. Dhe kështu ndërtohet një figurë që nuk prodhon më ide, por vetëm armiq.

Në këtë kuptim, sulmi ndaj sportit nuk është rastësi. Sporti është bashkim, është rregull, është meritë. Ndërsa kjo lloj retorike jeton nga përçarja, nga dyshimi, nga rrënimi i çdo gjëje që krijon komunitet.

Ironia më e madhe?

Ai që flet sot për moral, është i njëjti që akuzohet për histori të rënda që nga vitet ’90 — nga krizat shtetërore, te ngjarje si Shpërthimi i Gërdecit apo Protesta e 21 janarit 2011. Dhe ndërkohë, mban vulën “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

Por edhe kjo nuk mjafton për ta ndalur. Sepse kur njeriu lidhet me konfliktin si identitet, ai nuk kërkon të fitojë — kërkon vetëm të vazhdojë.

Dhe këtu kthehemi te “Tata”.

Jo si tallje e thjeshtë, por si paralajmërim:

kur njeriu mbetet pa vetë-reflektim, pa përgjegjësi dhe pa kufi, përfundon duke kërkuar zhurmë edhe kur askush nuk e sulmon më.

Ndaj sot pyetja nuk është çfarë thotë Sali Berisha.

Pyetja është: pse ka ende nevojë të flasë në atë mënyrë?

Sepse ndoshta, si “Tata” dikur, heshtja do të ishte përballja më e vështirë. Kjo për shkak të paranojës së krimeve që ka në inkoshiencën e tij.