1700815647_gaza.jpg

Foto ilustruese

Agjencia mediatike palestineze “Wafa”, ka deklaruar se ditën e sotme, ushtria izraelite ka bombarduar 2 shkolla në Gaza, ku ishin të strehuar palestineze të zhvendosur nga banesat e tyre.

Nga sulmi raportohet se kanë mbetur të vdekur rreth 50 palestinezë.

Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar shkollën Salah Ad-Din të drejtuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRËA) dhe shkollën Martiri Assad Saftaëi në lagjen al-Darraj.

Dhjetëra të plagosur u dërguan në spitalin Arab Al-Ahli në lagjen al-Zeitoun.

Punonjësit e ambulancës kanë raportuar se po hasin vështirësi të mëdha në marrjen e të plagosurve për shkak të sulmeve intensive izraelite në zonë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, ndërpriten interneti dhe valët telefonike! OKB: Të paktën 300 të vdekur që nga përfundimi i armëpushimit