Ronaldo do largohet nga Real Madrid. Thuajse dy javë pas finales së Champions League të fituar ndaj Liverpool dhe fjalëve të lamtumirës që tha Cristiano Ronaldo tashmë po flitet sërish për të ardhmen e sulmuesit. Portugezja Record bën me dije se Cristiano Ronaldo do të largohet nga skuadra spanjolle.

“Është një vendim i pakthyeshëm i diktuar jo shumë nga aspekti ekonomik por më shumë nga fakti që Presidenti Florentino Perez nuk ka treguar asnjë shenjë mirënjohjeje për Cristiano Ronaldon”, thuhet në shpjegimin e gazetës së madhe portugeze.

Ronaldo është ndier i braktisur dhe në drejtim të tij nuk ka ardhur asnjë ofertë për rritje të pagës që do të ishte si një çmim për paraqitjet e tij shumë të mira edhe në këtë sezon. Ronaldo ka një pagë vjetore në 21 milionë dhe ai do që të arrijë pagën e Messit që shkon deri në 40 mln euro.

Pra Ronaldo do të donte dyfishimin e pagës së tij. Destinacionet më të mundshme vijojnë të mbeten PSG dhe Manchester United por nuk përjashtohet as pista e një kalimi në Serinë A.