Mediat prestigjoze jehonë gënjeshtrës të Syri.net: Lajmi i rremë nxori njerëzit në rrugë

Mediat prestigjoze jehonë gënjeshtrës të Syri.net: Lajmi i rremë nxori njerëzit në rrugë

Pas lajmit të rremë të përhapur mbrëmë nga portali Syri.net, ku thuhej se një tërmet do të godiste Shqipërinë, madje jepte edhe orën, gjë e cila është krejtësisht e pamundur, shumë qytetarë u frikësuan dhe lanë shtëpitë e tyre duke dalë në rrugë. Ky skandal i lajmit të rremë mbi tërmetin ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe është pasqyruar edhe nga mediat e huaja

 Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë për vendin tonë dhe për gazetarinë, i ka kushtuar një shkrim edhe media prestigjoze Washington Post.  Po ashtu edhe Associated Press ka shkruar për 'Fake Newsin; që publikoi ky portal.

Washington Post duke iu referuar Associated Press shkruan për panikun e së dielës mbrëma pas lajmit të rremë që nxori në rrugë qindra mijëra qytetarë.

“Policia shqiptare thotë se ka marrë në pyetje dy gazetarë me dyshimin se kanë provokuar panik duke raportuar se një tërmet i madh do të binte, pas një të tillë që la të plagosur 105 persona dhe dëmtoi qindra ndërtesa. Njerëzit në kryeqytet, Tiranë, vrapuan jashtë mbrëmjen e së dielës, nga frika e raportimeve në internet të një tërmeti të mundshëm me madhësi 6 para mesnatës. Shumë parkuan makinat e tyre përgjatë autostradës dhe u shtrinë poshtë tyre; të tjerët shkuan në një stadium futbolli me valixhe të vogla ose u ulën jashtë në deri natën vonë. Autoritetet nxituan të bëjnë thirrje për qetësi, duke thënë se raportimet ishin të rreme. Tërmeti i së shtunës pasdites me madhësi 5.8 sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Shqipëri dhe 5.6 sipas Anketës Gjeologjike të SHBA-ve dhe Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, dëmtoi rreth 915 ndërtesa. Shkollat u mbyllën të hënën”, shkruan Washington Post.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja