Mediat ruse: Do të ketë konflikt
të armatosur në Preshevë

Mediat ruse: Do të ketë konflikt<br />të armatosur në Preshevë
Menjëherë pas turit ballkanik të Zv.Presidentit amerikan Miche Pence, portali i Kremlinit, agjensia ruse e lajmeve “Sputnik”, ka promovuar një skenar të frikshëm në faqet e saj, duke bërë të ditur se pritet një “mini-reply të luftës në Ballkan”.

“Sputnik” ka intervistuar një ish-drejtues të lartë të shërbimit ushtarak serb KOS, përkatësisht nënkolonelin Ljuban Karan.

Ish-drejtuesi i kundërzbulimit serb thekson se tashmë Bosnja dhe Presheva do të jenë territori i luftës së re.

Sipas “Sputnik”, NATO do të imponojë që të shkohet deri tek rishikimi i Marrëveshjes së Dayton-it e cila ndau Bosnjën në dy kantone dhe që ka krijuar një shtet praktikisht si Republika Srpska, i cili nuk jep asnjë llogari në Konfederatë, por vetëm e përdor për të arritur qëllimet e saj.

Dhe siç shkruan “Sputnik”, pas nisjes së diskutimeve për rishikimin e Dayton-it do të shpërthejë konflikti i ri ballkanik për të rindarë Bosnjën.

Nënkoloneli Karan, njeriu që ka punuar gjatë për shërbimin serb dhe që tani duket se është bashkëpunëtor i afërt i rusëve, deklaroi për “Sputnik” se armatosja e rëndë e Kroacisë me sisteme të sofistikuara amerikane dhe gjithashtu e Serbisë me sisteme të tilla ruse, është vetëm fillimi i një konflikti ushtarak që si gjithmonë thotë ai “epilogun do ta ketë me shqiptarët në jug të Serbisë”. Këtu i referohet natyrisht Preshevës.

Edhe pse kjo ngjan e çuditshme, duket se ka një lidhje me realitetin politik./telegrafi

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali