Mediat ruse: Haradinaj, agjenti 
i NATO-s bëhet Kryeministë

Mediat ruse: Haradinaj, agjenti <br />i NATO-s bëhet Kryeministë
Emerimi i  Ramush Haradinaj tashmë nuk ka pushtuar vetëm mediat shqiptare, por edhe ato europiane, amerikane madje edhe ato ruse si dhe në mbarë botën.

Por më kritike dhe më nervoze janë mediat serbe dhe ruse me rastin e rikthimit të ish-kryeministrit të Rugovës sërish në këtë funksion.

Ndryshe Ramush Haradinaj nuk do të ishtë në shënjestër të kritikave dhe akuzave të mediave serbe, ruse, sllave..ditëve të fundit.

Janë disa media ruse të cilat kanë sulmuar ish-komandantin e UÇK-së, liderin e AAJK-së, sot kryeministër i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
 
haradinaj
Ja çfarë shkruajnë mediat ruse:
ВЕСТИ.RU: Presiedenti serb Nikoliç, komandantin e UÇK-së Haradinajn e quajti “qen” - që ka mësuar shijen e mishit njerëzor.

"Ish-kryeministri i Kosovës, i panjohur, Ramush Haradinaj, i liruar më parë nga Franca, duhet të dënohet. I këtij mendimi ishte Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, duke e quajtur atë “qen”.

“Haradinaj është një qen që ka mësuar shijen e mishit të njeriut … Ne jemi të gatshëm të mbrojmë të gjithë dhe gjithçka që ne jemi urdhëruar të mbrojmë me kushtetutë”, thotë Nikoliç", shkruan kjo media.

«Газета.Ru»: Qeveria e re miratohet në Kosovë (“«Газета.Ru»: В Косово утвердили новый состав правительства”). “Parlamenti i Republikës së panjohur të Kosovës përsëri zgjodhi ish-komandantin e luftës, Ramush Haradinaj si kryeministër”, ka shkruar gazeta ruse.
haradinaj2
(RG): Haradinaj agjent i perëndimit dhe bashkëpunëtor i SHBA-ve
Gazeta më e madhe ruse në Moskë, Ruska Gazete (RG) ka publikuar një artikull me titull: Çfarë fshihet pas arrestimit të politikanit të madh shqiptar Ramush Haradinaj? (“Что стоит за арестом албанского политика и боевика Рамуша Харадиная” ?)

"Arrestimi i ish-komandantit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj në Francë ka shkaktuar rritjen e tensioneve etnike në Ballkan. Ky konsiderohet hero kombëtar dhe luftëtar i lirisë, kurse disa e akzuzojnë si një kriminel lufte. Haradinaj, një agjent i Perëndimit ka pasur rol në bombardimin e Serbisë dhe kapitullimin e saj në Kosovë".

Duhet theksuar se që nga arrestimi i Haradinajt në Francë, ruset dhe mediat e Moskës liderin shqiptar e quajnë herë agjent të NATO-s dhe herë si agjent të perëndimit, bashkëpunëtor të SHBA-ve./Presheva Jonë/

haradinaj
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre