Avokati serb Nikola Lakiç në një postim të tijin në "Twitter" shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një ministër të kabinetit të Qeverisë së Serbisë në Moskë për të rehabilitimin e tij në një klinikë për shkak të nga varësisë nga droga.
Nikola Lakiç thotë në Twitter se Serbia është i vetmi vend në botë ku ndodhin gjëra të tilla.
“Serbia është i vetmi vend në botë që ka një ministër me moral fanatik, të cilin presidenti i vendit e dërgoi urgjentisht në Moskë dy ditë më parë, në një klinikë të njohur për t’u rehabilituar nga varësia e drogës. Çmenduri e vërtet”, ka shkruar ai në Twitter.
Media serbe "Nova.rs" shkruan se Lakiç ka qenë pjesë e Partisë Popullore dhe anëtar i ekipit të Zdravko Ponosh në zgjedhjet presidenciale të mbajtura së fundmi.