Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, ndërkohë aplikimi për anëtarësim po kërkohet jo vetëm nga qeveria dhe opozita e Kosovës, por edhe nga qytetarët kosovarë.
Në një artikull të publikuar në të përditshmen serbe “Novosti”, thuhet se nëse Kosova zyrtarisht paraqet kandidaturën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe, i cili operon në kuadër të NATO-s, atëherë Serbia do ta aktivizojë fushatën e saj lobuese për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat e afërta me pushtetin në Serbi.
“Serbia tashmë ka në sirtarë 14 shtete të cilët janë të gatshëm ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, nëse kjo e fundit tenton të aplikojë në këto dy organizata ndërkombëtare”, shkruan “Novosti” dhe sipas saj, ka informacione të bazuara në burime.
Kjo gazetë ka deklaruar gjithashtu se paralajmërimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe, në prani të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ishte shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Washingtonit”.
Gjithsesi, marrëveshja e Washingtonit, nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, s’është marrë seriozisht asnjëherë nga shteti serb.
Ndërsa, brenda po të njëjtit tekst, ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç, paralajmërimin për aplikimin e Kosovës në dy këto organizata ndërkombëtare, e sheh si një operacion të sinkronizuar me perëndimin.
“Kjo është një përpjekje për të konfirmuar shtetësinë e Kosovës dhe për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare të kontrolluara nga Perëndimi. Meqenëse politika e njohjes së Kosovës nuk po shkon mirë, ata duan të përfshihen në organizatat ndërkombëtare nga dera e pasme. Ne do të kundërshtojmë. Por, nëse kjo ndodh, të gjitha detyrimet dhe kufizimet tona pushojnë dhe duart tona priten”, ka thënë Milivojeviç.
Serbia asnjëherë s’u ka qëndruar premtimeve për ndalimin e fushatave lobuese për kundër njohjes së Kosovës. Edhe kur ishte arritur dakordimi për një memorandum një vjeçar, se Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësime të reja në organizata ndërkombëtare dhe Serbia nuk do të bëjë fushatë kundër Kosovës, shteti serb nuk e respektoi këktë gjë.
Gjithashtu, kërcënime të tilla të " tërheqjes së njohjes" masive të shteteve për Kosovën, gjithmonë kanë rezultuar më shumë si propagandë kërcënuese, sesa fuqi reale e Serbisë për të ndikuar në kaq shumë shtete.
A mos e keni edhe Shipërin e Ramës ndër këto 14 shtete…?
PërgjigjuSerbia do te krijoje nje Ukraine ne Kosove.
Përgjigju