Mediat serbe: Vuçiç ka refuzuar 'paketën amerikane' për Kosovën
Sipas "Novosti"-t, një e përditshme e Beogradit, Vuçiç e ka vlerësuar këtë dokument të padenjë dhe të papranueshëm për Serbinë dhe të njëjtin nuk ka dashur as ta nxjerr në opinion.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç
Gazeta serbe “Novosti” shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka hedhur poshtë një dokument pune, lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës i njohur si “paketa amerikane”. Sipas gazetës së Beogradit, Vuçiç e ka vlerësuar këtë dokument të padenjë dhe të papranueshëm për Serbinë dhe të njëjtin nuk ka dashur as ta nxjerr në opinion, përcjell Telegrafi.
“Ekzistencën e këtij dokumenti ‘non paper”, i cila u dërgua së fundmi përmes kanalet diplomatike joformale në Presidencën e Serbisë, u konfirmua të shtunën edhe nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke shpresuar se Beogradi do të pranojë atë letër, e cila kërkon që në mënyrë indirekte por praktike Serbia ta njoh Kosovën”, shkruan gazeta serbe.
Siç thuhet, “përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë u janë prezantuar katër shtylla të marrëveshjes historike, kurse nga Prishtina kanë mbërritur zërat se zgjidhja e çështjeve të hapura bilaterale mes dy vendeve është njohja reciproke, dhe se pikërisht kjo është në letrën, të cilën e ka në duar Beogradi”.
Gazeta serbe pretendon se i ka siguruar katër pikat e “pakos amerikane”, të cilat ia ka dorëzuar presidentit serb.
“Asociacioni i Komunave serbe merr fuqi të gjera ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës. Asociacioni do të ishte i lidhur ngushtë me zv/kryeministrin e Kosovës, që do të ishte nga radhët e komunitetit serb, e që do të ishte kontrollues i kësaj bashkësie”, janë dy pikat e para, të prezantuara në artikullin e gezetës serbe.
Më tej thuhet se, Serbia nuk duhet ta pengojë rrugën e Kosovës në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
“Beogradi duhet të mundësojë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe OKB-së. Në qoftë se Serbia bie dakord me këtë paketë, do të ishte në gjendje të hyjë në BE, kurse SHBA do ta mbështeste në aspektin ekonomik dhe politikën ndërkombëtare”, thuhet në dy pikat e tjera.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç dhe Fico: Ukrainës i duhet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur! Po shkohet drejt katastrofës
21 Nëntor, 21:18
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në Bukuresht për racizëm! Rumania gjobë 128 mijë euro dhe një sfidë pa tifozë! FFK: E apelojmë në CAS
20 Nëntor, 15:12
-
Trajneri i Rumanisë ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm
19 Nëntor, 16:24
-
Jashari 'ëngjëll dhe djall', Kosova mposht me vështirësi Lituaninë! UEFA nis hetim për ndeshjen në Bukuresht
19 Nëntor, 15:20
-
Skandali në Rumani/ FFK: Thirrjet raciste 'Kosova është Serbi', e ofendimet të pranishme gjithë ndeshjen, futbollistët mbrojtën dinjitetin e shtetit të tyre! UEFA të veprojë
16 Nëntor, 11:38
-
Transferta me Rumaninë, Foda i Kosovës njofton ndryshime: Luajmë vetëm për fitore
15 Nëntor, 14:33
-
Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht! Spanjës i duhet një pikë, luhet Zvicër - Serbi
15 Nëntor, 12:16
-
'Panucci më ftoi në Kombëtare, ia lashë derën hapur', Edon Zhegrova: Takova Vokrrin dhe zgjodha menjëherë Kosovën
12 Nëntor, 14:11
-
Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit
11 Nëntor, 15:30
-
Kosovë/ Drafti për asocacionin nuk do dërgohet në kushtetuese, qeveria: Non paper, jo detyrues! Serbia s'e ka pranuar
9 Nëntor, 22:29
-
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin turbullira
3 Nëntor, 16:08