Një zyrtar amerikan i tha CBS se Uashingtoni nuk i ka pranuar "vijat e kuqe" të Iranit. Delegacioni iranian në bisedimet e sotme në Islamabad ia përcolli kërkesat dhe "vijat e kuqe" kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif gjatë takimit të sotëm. Një gazetar i televizionit shtetëror iranian raportoi nga Islamabadi.

"Vijat e kuqe" të Teheranit përfshijnë Ngushticën e Hormuzit, pagesën e dëmshpërblimeve të luftës, lirimin e aseteve të ngrira iraniane dhe një armëpushim në të gjithë rajonin.


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA-Iran vijojnë negociatat në Pakistan! Trump: Hormuzi do të pastrohet nga minat! Dy anije amerikane kalojnë në Ngushticë