Mediat spanjolle:Lewandowski do
të transferohet 'vetëm' në Madrid

Mediat spanjolle:Lewandowski do<br />të transferohet 'vetëm' në Madrid
“Robert Lewandowski është i “fiksuar” pas Real Madritit dhe kjo është skuadra e vetme që ai dëshiron të luaj”, ky ka qenë lajmi që ka hapur disa media sportive në ditën e sotme.

Sulmuesi polak ka kritikuar hapur politikën e kampionëve gjerman për sa i përket transferimeve, dhe kjo ka bërë që ish-kapiteni i Bavarezëve, Steffen Effenberg, t’i bëjë thirrje skuadrës për ta larguar 29- vjeçarin nga skuadra.

Nga ana tjetër spanjollja AS, raporton se nëse Madrilenët do të duan shërbimet e tij, gjatë merkatos të ardhshme nuk do të kenë konkurrencë për polakun nga ana e Chelsea dhe Manchester United, dy skuadrat angleze të cilat kanë negociuar për transferimin e Leëandoëski drejt Anglisë.

Edhe pse dëshira për të siguruar një transferim drejt “Santiago Bernabeo” nga ana e 29- vjeçarit është e madhe, “The Sun” shkruan se transferimi në Madrid i sulmuesit të Bayern Munich është i vështirë për momentin, pasi Reali nuk është duke kërkuar një lojtarë për të mbajtur numrin 9-të.

Lewandovski është një “dëshirë” e vjetër për bosin e “Los Blancos” që prej vitit 2013, ku ai arriti të shënonte 4 gola Real Madrid- it.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool