IZRAEL - Gjykatësi Benny Sagi, president i Beersheba District Court në Izrael, i cili kryesonte çështjen e korrupsionit ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, mbeti i vdekur në një aksident rrugor në Route 6 pasi një automjet goditi motorin e tij.

Sipas mediave në Izrael, automjeti hyri në autostradë dhe u përplas me motorin e Sagi-t.

Për rrethanat e aksidentit kane nisur hetimet.

Sipas shërbimit izraelit të urgjencës mjekësore, mjekët që mbërritën në vend e gjetën Sagi-n me lëndime të shumta dhe pa shenja jete.

Ata e përshkruan ngjarjen si tronditëse, duke thënë se ai ndodhej i shtrirë në rrugë pa frymëmarrje dhe pa puls, dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.