Mediat: Vuçiç shtyn vizitën për
në Kosovë, ende nuk dihen arsyet

Mediat: Vuçiç shtyn vizitën për<br />në Kosovë, ende nuk dihen arsyet
Në kohën që kryeministri serb Aleksandër Vuçiç pritej të mbërrinte për një vizitë tre ditore në Kosovë, mësohet se ai ka shtyrë vizitën për më 14 janar, për arsye ende të panjohura. Lajmi është dhënë për “Radio Europa e Lirë” nga zyra e Marrëdhënieve me Publikun në kryeministrinë serbe.

Më herët, gjatë ditës së sotme, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë me dije se qeveria serbe duhet të marrë leje për çdo vizitë në qeverinë e Kosovës, duke mos sqaruar nëse është lejuar një gjë e tillë. Nga ana tjetër, Iniciativa Qytetare serbe nga Ranillugu, përmes rrjetit social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të interesuar që t’i bashkohen pritjes për kryeministrin serb Vuciç në Graçanicë pasditen e 14 janarit, zonë ku jetojnë serbët në Kosovë.

Thaçi: Vizita e Vuçiç normale, mos t’i frikësohemi komunikimit
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi i cili nga Tirana, zbardhi qëllimin e kësaj vizite. Zëvendskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se kjo është një vizitë normale, me karakter humanitar ku pritet të inaugurohet një spital. Sipas tij, dy vendet nuk duhet të ndalin komunikimin mes tyre.Thaci tha se kjo vizitë e kreut serb nuk do të jetë e fundit, kjo në kuadër të vazhdimit të dialogut mes dy vendeve. 

“S’është vizita e parë e një zyrtari të Serbisë në Kosovë. Vizita të tilla po ndodhin pas dialogut të Brukselit dhe kjo vizitë vjen pas vizitës së ministrave të Kosovës në Beograd. Janë vizita normale, të zakonshme, të dy shteteve, edhe pse jo të njohura reciprokisht. Janë vizita të ndërsjellta, të mos i frikësohemi vizitave dhe komunikimit qoftë në Beograd qoftë në Prishtinë”, deklaroi Thaçi gjatë konferencës për mediat me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Serbia i kërkon Kosovës marrjen e masave për sigurinë
Mësohet se pala serbe i ka dërguar një letër qeverisë së Kosovës, ku kërkohet ndihma e palës Kosovare në marrjen e masave të sigurisë policore për Ekipin Përgatitor të vizitës së Aleksandar Vucic, Kryeministrit të Republikës së Serbisë. Sipas udhëzimeve në letër shpjegohet se vizita është planifikuar për ditën e hënë, të martë e të mërkurë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf