Tirane, 27 Janar /ATSH/- Promovimi i Shëndetësisë dhe Industrisë Shëndetësore në Shqipëri, do të jetë temë e Panairin Ndërkombëtar "MEDICAL EXPO" , qe do të organizohet në mesin e muajit mars të këtij viti, nga TIRANA EXPO CENTRE në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Panaireve.
Sipas organizatoreve, objekt i këtij panairi është i tërë zinxhiri i Sektorit të Shëndetësisë dhe Industrisë së Shëndetit, pasi Shëndetësia Shqiptare sot ka nevojë që të promovojë në mënyrë dinjitoze veten e saj, stadin e zhvillimit dhe projeksionet e së ardhmes, përmes paraqitjes së zhvillimit të teknikave të reja dhe teknologjisë moderne, diagnostifikuese dhe kuruese.
Në këtë panair pritet te marrin pjese Institucionet e Kujdesit Shëndetësor, shtetëror ose privat të të gjitha niveleve, sipërmarrjet e përfshira në mënyrë të drejtëpërdrejt ose të tërthortë në sigurimin e shëndetit si dhe të gjithë aktorët që prodhojnë apo sigurojnë teknologjinë e nevojshme mjekësore, të barnave dhe shërbimeve.
Panairi "MEDICAL EXPO", eshte një mundësi e mirë prezantimi, zhvillimi dhe bashkëpunimi ne sektorin e shendetesise. e,xh/ /a.g/








