Mediet serbe s'i kanë rezistuar dot bregdetit shqiptar, të cili i kanë kushtuar një artikull.

Në artikull shkruhet se qytetarët serbë po vijnë gjithnjë e më shumë në bregdetin tonë i cili tashmë nuk shihet vetëm si një vend ku dëshirojnë të pushojnë, por edhe për të investuar.

Duke bërë një krahasim mes bregdetit shqiptar me atë të Malit të Zi, Turqisë dhe Kroacisë theksohet se Shqipëria nga konsiderohet si një mundësi e mirë investimi, pasi “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”,  një çmim i mirë krahasuar me vendet e tjera.

Bregdeti shqiptar ka qenë një ndër të preferuarit për të kaluar pushimet verore për serbët këtë verë.

Kjo për disa arsye. “Shqipëria ofron çmime të lira jo vetëm për të pushuar, pro edhe për të investuar. Kohët e fundit qytetarët kanë një dëshirë të madhe që të blenë prona pranë bregdetit ose dhe fare pranë tij”, thuhet mes të tjerash në artikullin serb.