Një 30-vjeçar me inicialet V. S është ndaluar në Korçë, konkretisht në pikën kufitare të Kapshticës, pasi në vijën e dytë të kontrrolit është konstatuar se mbante me vete një kuti me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike të dyshuara si kontrabandë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sakaq po në Korçë është arrestuar një 22-vjeçar me inicialet M. SH, banues në fshatin Voskop, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip 'BMV', iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Për të dy personat materialet janë referuar në prokurorinë e rrethit.
Komento