Deputeti Fatmir Mediu, njëkohësisht kryetar i partisë Republikane që i është bashkuar së fundmi asaj që njihet si ‘federata opozitare’, ka kritikuar Rithemelimin sa i takon kaosit të krijuar në Kuvend dhe në komisionet parlamentare.
I ftuar në studion e emisionit “Frontline Interview” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Mediu tha se veprime të tilla që tashmë janë bërë rutinë, nuk japin produktivitetin e duhur.
“Opozita duhet të ndërtojë një aksion parlamentar për të krijuar një raport me qytetarët jo me qeverinë. Cdo veprim që kthehet në rutinë nga ana e opozitës kthehet në kundërproduktiv”- tha Mediu.
Më tej sa i takon komisionit për Reformën Zgjedhore, Mediu tha se pavarësisht se Enkelejd Alibeaj nuk duhet të jetë bashkëkryetar si përfaqësues i opozitës, rëndësi ka që të ketë konsensus për thelbin e kërkesave të opozitës mbi kodin zgjedhor.
“Nuk duhet të jetë Alibeaj bashkëkryetar por është e rëndësishme të ketë konsensus për thelbin. Për listat e hapura, duhet ta kthejmë në kushtetutshmëri parlamentin. Qytetarët janë shumë më të mençur sesa politikanët. Për të vazhduar më tej me votimin elektronik, nuk ka asnjë kosto që nuk ia vlen të mbulohet për të pasur zgjedhje të ndershme”- theksoi Mediu.
Ndërsa sa i takon Amnistisë Penale, projektligj për të cilin PD ka deklaruar se do ta votojë vetëm nëse rikthehet versioni fillestar i propozimit, ndërsa Rithemelimi ka vendosur kushte, Mediu tha se duhet hequr çdo lloj manipulimi politik mbi një draft-ligj të tillë.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
10%
-
Pak
20%
-
Aspak
70%
Vota total: 10
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Fitore, më në fund në një sallë me Donald Trump (VIDEO)
22 Janar, 13:00
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32
-
Belind Kellici sheh nga dritarja Trump duke vallëzuar, vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës! Mediu shkon deri në SHBA për të ndjekur inagurimin në TV
21 Janar, 19:50
-
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
16 Janar, 21:27
-
Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale
14 Janar, 19:26
-
'Në kërkim të emigrantëve', aleatët e PD: Opozita duhet të organizohet! Të jemi në një 'front' për diasporën
8 Janar, 16:23
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor 2024, 19:13
-
Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL (VIDEO)
23 Dhjetor 2024, 17:49
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë me kalibrat e municioneve që më hetojnë, isha ministër
18 Dhjetor 2024, 10:20
Vrau 26 njerez dhe akoma e lene te ligjeroi ky plere e ndyre.
PërgjigjuMediu mund te kete gjynahet e tij per kaq bite politike ,po kurre nuk ka qene pro dhunes ne jeten politike dhe sidomos ne kuvend .Sa per Saliun dhuna dhe pazaret kane qene strategji per pushtet.Prandaj dhunes se tij ,organet lugj zbatuese duhet ti pergjigjen me dhunen e ligjit
PërgjigjuMediua Ka hallin qe PS ta veçoj ne SPAK dhe del bën deputetin e moderuar.
Përgjigju