Mediu me ODHIR: Të ndryshohet kodi 
për dorëheqjet, fushata e tensionua

Mediu me ODHIR: Të ndryshohet kodi <br />për dorëheqjet, fushata e tensionua
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu priti në një takim përfaqësuesin e Misionit të Vëzhguesve të OSBE - ODIHR për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, ku u fol gjerësisht mbi situatën zgjedhore e veçanërisht për fushatën që po zhvillohet.

Kryetari i PR Fatmir Mediu u ndal specifikisht në klimën politike në fushatë, e cila sipas tij ka tendenca të rritjes së konfliktualitetit politik.
 
Duke folur për administrimin e proçesit zgjedhor, Kryetari i PR u shpreh se Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshime të menjëhershme, përsa i takon çështjes së dorëheqjes së subjekteve apo kandidatëve të subjekteve nga gara.

Ndërkaq Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi priti në zyrën e tij përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR dhe i njohu me vendimin absurd të KQZ dhe me përcaktimet ligjore, që i japin PDIU të drejtën të propozojë numërues.
 
Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR mbajtën shënim këtë shkelje dhe njoftuan se do ta bëjnë pjesë të raportit mbi zgjedhjet. Sot, kreu i PDIU-së iu drejtua me një letër ambasadave të Bashkimit Evropian dhe asaj të SHBA-ve në Shqipëri, ku i njohu me shkeljen ligjore.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu