Mediu mesazh Bashës: Qytetarët duan të dinë çfarë ofron opozita! Çdo dualizëm në koalicion do krijonte probleme me PD dhe vetë opozitën

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediua ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se ai i ka bërë të qartë kryedemokratit Lulzim Basha që t'u tregojë shqiptarëve se çfarë ofron opozita, ndërsa theksoi se çdo dualizëm në koalicion do të krijonte probleme me qëndrimin e PD-së dhe do ishte në dëm të shqiptarëve dhe vetë opozitës

Mediu tha se  është nevoja e një platforme bashkë-qeverisëse, ndërsa në lidhje me mënyrën se si do të garojnë, koalicioni opozitar ende nuk e ka përcaktuar. Këto deklarata, Mediu i bëri nga Shkodra gjatë takimit me strukturat e partisë së tij.

Unë jam në takim me strukturat e PR. Do diskutojmë për ato që do bëjë partia jonë. Duhen përfshirë energji të reja dhe njerëz të rinj. Brenda kësaj PR do përcaktojë edhe kandidaturat e veta edhe marrëdhëniet me koalicionet opozitar. Të gjithë duan të dinë se ku qëndron opozita shqiptare. Ka nevojë për një platformë bashkë-qeverisëse. Variantet elektorale janë të gjitha të hapura për faktin se mendoj se ne duhet të maksimalizojmë votën duke përfshirë edhe të majtën edhe të djathtën. Ne do të shikojmë atë që është më racionale dhe më e mira për të fituar zgjedhjet. Kam thënë që nëse PR do të kishte 22 deputetë dhe Rama të ishte kryeministër dhe nëse PR do kishte 2 deputetë dhe Rama të ikë nga kryeministri do zgjidhja këtë të dytën. Qëllimi është largimi i këtij regjimi të korruptuar. Unë jam dakord me atë që gjykoj që është e drejtë. Pretendoj se duhet të organizojmë politikisht të djathtën. Të mos jetë vetëm raporti i liderëve. Do jetë një, dy koalicione apo partitë do dalin më vete, kjo është një çështje që vlen për t’i diskutuar. Për herë të parë në historinë politike nuk kemi akoma kodin zgjedhor ndërkohë që partitë politike duhet të regjistroheshin prej 6 shtatorit. Rama do të garantojë vjedhjen e zgjedhjeve me ligj. Vonesat janë përgjegjësi e Ramës dhe e qeverisë së tij. Ai po i çon qytetarët në një konflikt të hapur. Unë jam i qartë me zotin Basha por dua të jem i qartë me veten time. Qytetarët kanë një pyetje se çfarë ofron opozita. Kemi një detyrë që t’i japim të djathtës shqiptare atë formë dhe atë marrëdhënie me qytetarët që e djathta të qeverisë. Sa më e fortë të jetë PD, aq më i fortë është koalicioni. Çdo lloj marrëdhënie që do krijonte dualizëm në koalicion, do krijonte problem në qëndrimin e PD, do ishte në dëm të shqiptarëve dhe vetë opozitës”, tha Mediu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 16/10/2020 17:34

    TI DUHEJ TE ISHE NE BURG TANI O LEGEN FIERI,,,PER GERDECIN KU VRAVE BASHKE ME SALIUN 26 VETA...

    Përgjigju
  • BRASHNJARI: 15/10/2020 17:37

    O FATMIR EVGJIT MEDIU TI I KE DUART ME XHAK SHQIPTARI ÇFAR KËRKON TI MOR KRIMINEL TI DUHET TË ISHE PREJ KOHËSH NË BURG O WC PUBLIKE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë

Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë