Mediu në takim me qytetarët në Tiranë: Mos të lejojmë një tjetër regjim shtypës të na rrëmbejë të ardhmen

Në vazhdën e takimeve elektorale, Fatmir Mediu, kandidati me numrin 7 i Aleancës për Ndryshim, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në njësinë nr.1 në zonën e Shkozës, Tiranë.

Në këtë takim Mediu theksoi se është e rëndësishme të jemi bashkë kundër përbuzjes dhe padrejtësive dhe se nuk duhet ta lejojmë poshtërimin dhe mohimin që Rama po u bën shqiptarëve.

Ai nënvizoi fyerjen që  Rama bëri duke i quajtur dembelë shqiptarët dhe planin e tij për shpopullimin e Shqipërisë duke sjellë punëtorë nga Bangladeshi.

“Kjo është një politikë djallëzore. Është politika më makabre që është zhvilluar në të gjithë historinë politike të këtyre 30 viteve, shpopullimi i Shqipërisë.”

Mediu bëri thirrje që në  emër të interesit kombëtar, mirëqenies dhe interesit familjar, të  reflektonin dhe të  votonin ndryshimin me 25 prill.

Ai theksoi se kjo datë  duhet parë  me shumë  rëndësi pasi vendoset fati i vendit, vendoset për të ardhmen duke i thënë jo krimit dhe korrupsionit të  Edi Ramës, duke ndjekur kështu rrugën evropiane.

Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”.

“Partia Republikane dhe Partia Demokratike kanë 30 vjet në një bashkëpunim me njëra-tjetren, në një bashkëpunim kundër regjimit komunist në fillim, për të ndërtuar demokracinë, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/04/2021 03:09

    <<....per t'a bere Shqiperine si gjithe Evropa.>>,apo //...per t'a bere Shqiperine si gjithe Gerdeci??!!//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat