Mediu: Nuk do e votojmë Bajram Begajn, por e vlerësojmë nga pikëpamja njerëzore

 

Fatmir Mediu, kryetari i grupit parlamentar “Aleanca për ndryshim” foli para mediave pak para Kuvend duke thënë se e vlerëson Bajram Begajn nga pikëpamja njerëzore por nuk do ta votojnë sepse e cilësoj procesin antikushtetues.

“Në emër të kolegëve të mi dua të deklaroj se kemi insistuar që të kemi një proces kushtetues që  kërkon një president mbi palët të konsultuara me partitë politike për të arritur konsensusin. Për fatin e keq veprimet kanë qenë të njëanshme. Veprimi që po bëhet është antikushtetues sepse kandidatura nuk u konsultua me partitë politike. Nuk kemi asgjë me kandidatin, nga pikëpamja njerëzore e vlerësojmë. Unë e kam njohur dhe në mënyrë personale. Si ish ministër mbrojtje kam vlerësim për ushtarakët por qëndrimi ynë është se nuk do të marrim pjesë në votim se kërkonte marrëdhënie të palëve pavarësisht se mundet ose jo të bien dakord me njëri-tjetrin”, tha Mediu.


Lajmi kryesor:

Me 78 vota pro, Bajram Begaj zgjidhet presidenti i ri! Rrjedh 1 votë nga opozita! LSI merr pjesë në proces, PD e bojkoton! Alibeaj: Farsë e Ramës! Berisha kundër Metës: Shkeli Kushtetutën


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë