Mediu pret Glover: Polarizim politik
në fushatë, qeveria presion opozitës

Mediu pret Glover: Polarizim politik<br />në fushatë, qeveria presion opozitës
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu priti në një takim drejtuesen e misionit të vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore Audrey Glover. Gjatë këtij takimi zoti Mediu u ndal në mënyrë specifike mbi shqetësimet që janë shfaqur gjatë fushatës zgjedhore por edhe në administrimin e këtij procesi nga KQZ

Sipas tij fushata po shoqërohet nga një mjedis politik mjaft i polarizuar, nga retorika dhe sulme të mazhorancës ndaj opozitës. Zoti Mediu i tha zonjës Glover se janë shfaqur përpjekje të presionit dhe frikësimit të zgjedhësve nepermjet drejtuesve te administrates publike apo elemente te inkriminuar.

Duke iu referuar kuadrit ligjor zoti Mediu tha se disa rekomandime te perfshira ne raportet e misionit te OSBE-ODIHR nuk jane trajtuar ende përmes nje reforme zgjedhore gjitheperfshirese, duke reflektuar boshllëqe të dukshme në Kod. Në mënyrë specifike kjo u reflektua në rastet e dorëheqjes së kandidatëve apo çregjistrimit të tyre nga KQZ.

Po ashtu shqetësues është situata mbulimit mediatik të fushatës, ku zoti Mediu tha se KQZ po shmanget nga roli i saj si rregullues i medias. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin