TIRANE- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu propozoi që opozita t'i ofrojë mazhorancës mundësinë për të nisur një dialog për zgjidhje ë krizës politike dhe miratimin e reformës zgjedhore më konsensus nga të dyja palët. Në Asamblenë Kombëtare të partisë Republikane Kryetari Fatmir Mediu tha se kjo është e vetmja rrugë që opozita të rifitojë besimin e qytetarëve por edhe të partnerëve ndërkombëtar.

Mediu propozoi ndertimin e nje komuniteti per integrinin europian me ish ministra te jashtëm të drejtuar nga Besnik Mustafaj dhe Arta Dade.

Sipas Fatmir Mediut mazhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për Reformën zgjedhore ku nuk duhet të mungojë asistenca e partnerëve ndërkombëtar. Kjo deklaratë në një momenti të rëndësishëm, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se brenda këtij viti do të miratojë në parlament fazën e parë të reformës zgjedhore.

"Vendimi i Presidentit Makron e bën shumë më dramatike gjendjen, sepse duket qartë që çështja e zgjerimit të BE është në pikëpyetje, roli i BE në Ballkan ka rënë, ndikimi i Europës në luftën kundër autoritarizmit, oligarkisë, sistemeve jo demokratike, do jetë më i dobët.

Ndikimi i BE si faktori më i rëndësishëm gjeopolitik në Ballkan, do jetë shumë më i dobët, duke i dhënë terren influencës së Rusisë, Kinës dhe regjimeve religjoze.

Iniciativa rajonale të pastudiuara,të cilat mund të krijojnëpasoja për Shqipërinë Europiane, Kosovën dhe rajonin.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç menjëherë reagoi ndaj vendimit të Këshillit Europian, duke deklaruar se fjalët e BE ishin të pakuptimta, meqënëse nuk është në interesin e Vuçiçit për të zgjidhur çështjen e Kosovës në një afat të shkurtër.

Reagimi i Vuçiç mbas vendimit të Këshillit Europian, tregon qartësisht orientimin e tij kundër Kosovës, vazhdimin e idesë sëndryshimit të kufijeve, dhe kjo situatë bëhet më problematike mbas vizitës së Kryeministrit Rus Medvedev nëSerbi, dhe propozimit të fundit Rus për Unionin Ballkaniko-Aziatik", u shpreh Mediu.

(Kliko këtu për të lexuar të plotë deklaratën e Fatmir Mediut)