Mediu: Tahiri të japë dorëheqjen
e të përgjigjet për akuzat e Doshit

Mediu: Tahiri të japë dorëheqjen<br />e të përgjigjet për akuzat e Doshit
TIRANE - Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar sot përmes një statusi në Facebook duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pasi ndaj tij ka një akuzë nga Partia Demokratike. Përmes një postimi të gjatë në faqen e tij, Mediu i ka kërkuar Tahirit që të japë përgjigje edhe për fshehjen e akuzave të Tom Doshit për gjashtë muaj duke u bërë kështu palë me krimin.

mediu

Më poshtë statusi i plotë i Fatmir Mediut


Te dashur miq!
Sot ka folur edhe Sajmir Tahiri.
Ky njeri i papergjegjshem, Minister i Brendshem qe rri gjithe diten me kriminele dhe trafikante, njeri i cili jashte çdo norme ligjore dhe morale, ulet me vrases te prezumuar, pi kafe, i fton ne zyren e tij dhe i merr ne mbrojtje, nuk ben kallezim siç e kerkon Kodi i Procedures Penale. Sillet si hetues dhe gjyqtar, i bindur te zbatoje çdo urdher dhe te shkel çdo ligj.
Per te, PD ka bere nje kallezim penal, prandaj po pati minimumin e korrekteses politike, duhet te jape doreheqjen dhe te ndiqet penalisht si njeri i thjeshte dhe te mos fshihet mbas postit te Ministrit apo hijes se Kryeministrit, duke i bere presion prokurorise.
Ka nje ndryshim te madh mes nesh, une mora pergjegjesite e mija politike dhe morale dhashe doreheqjen dhe lashe imunitetin. Te pakten Tahir bej kaq..
Sajmir Tahiri duhet t'i pergjigjet disa pyetjeve;
1- Pse e fshehu krimin per 6 muaj?
2- Pse e arrestoi Bamin mbas 6 muajsh dhe jo kur i rezultoi mashtrues?
3-Pse nuk beri kallzim penal sipas detyrimit te Kodit te Proçedures Penale, Neni 281 per Bamin? Kush e urdheroi?
4- Pse nuk lejoi Drejtorin e Pergjithshem Didin, si autoriteti me i larte i Policise Gjyqesore, te bente ndalimin e Bamit dhe t'i kerkonte Prokurorit hetimin sipas ligjit? Çfare donte te fshihte?
4-Pse e ndaloi Bamin ne kufi, me çfare akuze dhe perse e mban ne burg kur qenka thjesht nje aktor mashtrues?
5- Pse doli tre dite me vonese ne konference shtypi, mbasi Bami u mbajt ne paraburgim dhe ndryshoi deshmine e tij?
6- A mundet nje Minister i Brendshem te thote se prita çdo te bente Opozita prandaj nuk dola me pare, cfarë fshehu dhe manipuloi Tahiri para konferences se shtypit?
7- Pse Sajmir Tahiri ne kundershtim me Kodin e Proçedures Penale beri publike regjistrime te hetimit dhe emrat e personave qe nuk ishin marre te pandehur?
Keto pergjigje e shume te tjera Tahiri t'i jape perpara Prokurorise, jo si Minister por si qytetar i thjeshte.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë